Në ditën kur Kosova bëhet me ushtri, Vuçiq viziton ushtrinë e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të vizitojë nesër mbrëma anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Serbisë.
Kjo ngjarje nuk është njoftuar zyrtarisht, mirëpo burime të sigurta të Blic.rs brenda presidencës serbe thonë se Vuçiq do vizitojë këtë zonë të sigurisë dhe si Brigadën e Katërt të Ushtrisë së Serbisë.
Kjo vizitë e tij po bëhet në ditën kur edhe Kosova do bëhet me ushtri.
Ka vite që Serbia po i frikësohet formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe tashmë kur jemi në pragë të formimit të saj Serbia është munduar me propaganda të shumta ta parandalojë këtë gjë./Indeksonline/