16:29 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq për mos takimin me Thaçin: Nuk e kam nënçmuar

Në Bruksel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq zhvilluan takime ndaras me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinin.

Vuçiq tha se këtë nuk e ka bërë me qëllim dhe as nuk e ka nënçmuar presidentin Thaçi.

“Nuk e kam nënçmuar Thaçin dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shkuar në bisedime për ta nënçmuar. Këtë nuk e kam bërë unë dhe as zoti Thaçi, por këtë e kanë bërë të tjerët, të cilët veten e kanë nënçmuar duke përmendur vajzat e dikujt tjetër. Puna jonë është të zgjidhim problemet”, u shpreh ai.