16:57 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zeka-Halitit: Nuk mundesh me na tregu se çfarë të flasim në Kuvend

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka qenë i ashpër sot në drejtim të fjalorit të deputetëve të Kosovës.

Ai ndër të tjerash ka deklaruar se në rast se deputetët nuk kthehen për të votuar Projektligjet që kanë kaluar në lexim të parë do të vendoset t’u hiqen mëditjet.

Gjithashtu ai ka folur edhe në drejtim të deputetit të Vetëvendosjes Sami Kurteshi. Haliti ka deklaruar se Kurteshi nuk është më Avokat i Popullit kështu që s’ka çfarë tregon “përralla”.

Menjëherë pas gjithë kësaj ka reaguar deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Zeka ka thënë se i vjen keq që duhet të flas për Halitin në momentin kur nuk është ai se i bie si të flasë pas shpine por se s’ka si t’ia bëjë ndryshe.

“Halitit i them se nuk mundet të na tregojë se çka duhet të flasim, se a kemi rrëshqit a jo, se ai rrëshqet nganjëherë”, ka thënë Zeka, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se është kod për hipokrizi të shohësh se në çfarë mënyre sillen disa deputet në Parlament që shajnë vetë me veti edhe në momentet kur s’arrijnë me thënë diçka në foltore.

“Jam shumë krenarë edhe për fjalorin edhe për sjelljen time në raport me kolegë edhe për çdo gjë rreth vetes kur i shoh disa me sjellje të këqija këtu në Kuvend”, ka përfunduar Zeka./Indeksonline/