12:12 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Zeka: Të bëhen publike shpenzimet për festimin e pavarësisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha shpenzimet që janë bërë për festimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por edhe të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se në këto raste më së shumti vidhet, ndërsa kritikoi mbajtjen e dy posteve nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë.

Ai tha se po t’i mbante dy poste kryetari I tij Fatmir Limaj do t’i kishte thënë “s’i nuk i vjen turp për këtë”.

Ai kritikoi edhe udhëtimet e zëvendësministrave nëpër shtetet e Evropës me paratë e taksapaguesve.

Zeka në fjalën e tij tha se Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë.

Deputeti i Nismës po ashtu kritikoi edhe vazhdimin e mandatit të kryeshefit të Telekomit të Kosovës Agron Mustafa.

Sipas Zekës Mustafa ka dhënë miliona euro për portale dhe media të cilat “shajnë tërë ditën’.