08:43 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Zemra e thyer mund të sjellë vdekjen!

Një lajm i trishtuar së fundi del të jetë se mund të vdisni nga një zemër e thyer.

Nëse keni përjetuar ndonjëherë një thyerje zemre, do të kujtosh dhimbjen dhe pikëllimin që mund të të shoqërojë. Mund të kesh ndjerë sikur edhe zemra juaj tashmë është në gjysmë, transmeton Indeksonline.

Madje zemra e thyer mund të ndikojë edhe në një dhimbje të madhe emocionale ose stresi intensiv.

Fenomeni i “sindromës së zemrës së thyer”, i njohur edhe si kardiomiopatia e Tokotsubo ose kardiomipatia e stresit, u zbulua në vitin 1990 në Japoni-dhe prek kryesisht gratë.

Megjithatë një zemër e thyer ndryshon nga një atak në zemër, sepse nuk ka prova të bllokimit të arterieve në angiografi.

Ndërkohë sipas studimeve të fundit,  thuhet se njerëzit edhe mund të vdesin nga një zemërthyerje.

Sipas Dr.Nicole Harkin, njerëzit zakonisht shërohen dhe zemrat e tyre kthehen në normale për disa javë por gjithashtu ka njerëz të cilët edhe vdesin prej saj./Indeksonline/