10:31 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Arrestohet ministri i Bujqësisë ukrainase

Sot, gjykata ukrainase urdhëroi ndalimin e ministrit të Bujqësisë së Ukrainës, Mykola Solsky, i cili akuzohet se është përfshirë në blerjen e paligjshme të tokës shtetërore me vlerë rreth shtatë milionë dollarë.

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters-i.

Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga viti 2017 deri në 2021, përpara se të bëhej ministër i Bujqësisë në mars 2022. Solski dha dorëheqjen të enjten, por teknikisht mbetet në detyrë derisa parlamenti të shqyrtojë kërkesën e tij për dorëheqje.

Ai është ministri i parë ukrainas që dyshohet për korrupsion që kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi erdhi në pushtet. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit tha se akuza lidhej me një skemë për të fituar pronësinë e tokës shtetërore me vlerë 7.35 milionë dollarë.

Siç u tha, toka dyshohet se u sekuestrua ilegalisht dy kompanive shtetërore dhe iu transferua veteranëve të luftës me kusht që t’ua jepnin me qira disa kompanive private.

Solsky dhe avokati i tij thanë në seancën dëgjimore të së enjtes se ai nuk përfitoi nga një skemë e tillë.

Solski mund të përballet me deri në 12 vjet burgim për këtë akuzë.