17:59 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

​MPJ kërkon sqarim nga UNMIK-u për praninë e punëtorit të saj në barrikadat serbe

Pas arrestimit të sotëm të shtetasit rus në veri të vendit, i cili i ishte bashkuar barrikaduesve serbë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka thirrur UNMIK-un për sqaruar situatën e pranisë së zyrtarëve ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut.  Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare. 

Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes.  Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situaten e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë.