16:19 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministria e Arsimit paraqet raportin 100 ditësh të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës

Ministria e Arsimit Shekncës dhe Teknologjisë ka paraqitur raportin e saj të punës 100 ditëshe të cilin e ka vlerësuar si pozitiv.

Në kërë raport përmenden në hollësi disa nga të arriturat e kësaj ministrie.

Ky është raporti i plotë:

Raporti 100 ditësh i Qeverisë së re të republikës së Kosovës / ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë

Aktivitetet e MASHT sipas objektivave strategjike (shtator-nëntor  2017)

  1. ARSIMI PARAUNIVERSITAR

1.Rritja e përfshirjes dhe mundësi të barabarta për zhvillim, aftesim dhe arsim të çdo individi në arsimin parauniversitar

1.1.Eshtë hartuar programi për aftësim të edukatoreve në shërbim që punojnë me fëmijë të moshës 0-3 vjeçare dhe moduli i trajnimit “Bashkëpunimi edukatore-prind në institucionet parashkollore”. Është organizuar konferenca rajonale dyditore me temën: “Investimi në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme: fakte, mundësi dhe sfida”.

1.2.Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të MASHT dhe Caritasit Zviceran ka vazhduar pajisja e klasave për parafillorë me pajisje moderne në komunën e Gjakovës dhe monitorimi i trajnimit të mësuesve në të gjitha komunat.

1.3.Janë nënshkruar vendimet për licencë për 8 kopshte private dhe janë në procedurë të licencimit 52 të tjera.

1.4.Në fushën edukimit dhe arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, MASHT ka plotësuar infrastrukturën ligjore përmes rishikimit të 3 udhëzimeve administrative dhe ka zhvilluar nivelin e

5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”(përshtatur sipas Kornizës vetërregulluese të Pearson), i cili ka filluar të zbatohet nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj dhe mbështetet nga Lux-development. Janë certifikuar 30 mësimdhënës nga 7 shkolla për arsimin gjithëpërfshirës, si dhe janë trajnuar dhe certifikuar 50 anëtarë të ekipeve komunale të vlerësimit. Në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe UNICEF-in janë organizuar tryeza të rrumbullakëta në 4 komuna. Gjithashtu, janë hartuar instrumentet për shkolla dhe për ekipet vlerësuese pedagogjike në komuna bazuar në ICF (International Classification Functioning Children & Youth), të cilat janë duke u pilotuar në 16 institucione arsimore (monitorimin i instrumenteve realizohet nga ekspertë nga Universiteti i Bolonjës dhe ai i Padovës në Itali).

1.5.Mbështetja e komuniteteve pakicë. Ka përfunduar hartimi i programeve lëndore për lëndët nacionale: gjuhë, histori, art dhe muzikë. Janë hartuar programet lëndore për lëndët nacionale për klasat: 0, 1, 2, 6, 7, 10 dhe 11; janë përkthyer udhëzuesit për fusha sipas KKK-së nga gjuha shqipe në gjuhët turke dhe boshnjake, si dhe është hartuar dhe përgatitur dokumentacioni shkollor pilot në gjuhët turke dhe boshnjake. Nxënësit e komuniteteve turk dhe boshnjak janë furnizuar me tekste shkollore falas në gjuhën e tyre edhe për vitin shkollor 2017/2018 për klasat 1-5. MASHT në bashkëpunim me partnerët REF, KFOS (EUSIMRAES2), VoRAE, Ambasadën e Zvicrës- HEKS edhe për vitin shkollor 2017/2018 ka përzgjedhur 506 nxënës të shkollave të mesme të larta të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përfitues të bursave, ka shpallë konkursin për ndarjen e bursave për studentët e të gjitha komuniteteve për vitin akademik 2017/2018, si dhe ka përgatitur marrëveshjen e re 2017/2020 me donatorët REF dhe VORAE si vazhdimësi e marrëveshjes 2014/2017 (e cila ka përfunduar në gusht të 2017) për ndarjen e bursave për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Po ashtu ka filluar hartimi i draft dokumentit lidhur me dialogun ndëretnik dhe kontaktet mes komuniteteve, e cila mbështetet nga OSBE.

1.6.Parandalimi i braktisjes. Gjatë kësaj periudhe është realizuar monitorimi dhe mentorimi i 21 komunave dhe i 25 shkollave në lidhje me zbatimin e politikave për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës, si dhe është shënuar “Java kundër braktisjes së shkollimit”. Për parandalim të ekstremizmit dhe mbrojtjes së fëmijëve, në koordinim me IOM është realizuar trajnimi me komunitetin e prindërve dhe mësimdhënësit e 4 shkollave (gjithsej 80 përfitues). Ndërsa, në kuadër të koordinimit me UNDP është finalizuar Doracaku informues për mësimdhënës në lidhje me identifikimin dhe qasjen ndaj ekstremizmit në konteks të shkollës.

1.7.Fusha e çështjeve gjinore. Janë riintegruar në sistemin e rregullt arsimor dy viktima të dhunës në familje dhe një viktimë e trafikimit.

1.8.Në bashkëpunim me partnerët zhvillimorë është organizuar kampanja vetëdijësuese “Arsimi në dorën tënde” për ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar.

  1. Menaxhimi i sistemit arsimor

2.1.MASHT ka përgatitur raportin vjetor statistikor me tregues arsimorë 2016/17 dhe në vazhdimësi ka përkrahur drejtorët e shkollave në futjen e të dhënave në SMIA për periudhën e fillimit të vitit shkollor 2017/18.

2.2.Në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, Agjencinë e Statistikave të Kosovës, përkrahur nga Zyra e UNICEF-it dhe eksperti ndërkombëtar i UNESCO-s IIEP është rishikuar Korniza e Treguesve të Arsimit, e cila është botuar dhe publikuar.

2.3.Me qëllim të raportimit të shpenzimeve në arsimin parauniversitar sipas niveleve, MASHT në përkrahje të UNICEF-it dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Agjencionin e Statistikave të Kosovës ka hartuar udhëzuesin për përllogaritjen e përqindjes së shpenzimeve publike në arsimin parauniversitar në Kosovë.

2.4.Në kuadër të Projektit të Bankës Botërore, komponenta "Përmirësimi i Sistemit të Arsimit” për avancimin e Sistemit ekzistues për Menaxhimin e Informatave në Arsim (SMIA) është finalizuar drafti i specifikave teknike për sistemin qendror dhe është dërguar për miratim nga Banka Botërore. Ka filluar edhe projekti për Rishikimin Funksional të MASHT-it.

2.5.Në fushën e integrimit MASHT ka raportuar në takimin e nën komitetit drejtues të MSA për Inovacion, Shoqëri Informative dhe Politika Sociale. Po ashtu është raportuar për Inputin për Raportin e KE-së për Kosovën për vitin 2018 në fushën e arsimit për periudhën 1 shtator 2016 – 30 shtator 2017, si dhe është koordinuar procesi për Programin për Reforma në Ekonomi me Zyrën për Planifikim Strategjik të Kryeministrit.

2.6.MASHT gjatë kësaj periudhe ka arritur të përfundojë investimet në 2 objekte të reja shkollore dhe në renovimin e 1 shkolle (shkolla fillore dhe të mesme të ulëta). Këto objekte shkollore ofrojnë hapësirë të re shkollore rreth S=7,800.00m². Ndërsa, në proces të ndërtimit janë 14 objekte të reja shkollore, 3 çerdhe, 6 salla të edukatës fizike dhe 2 renovime. Gjithashtu, janë furnizuar me inventar 15 objekte shkollore.

2.7.Është proceduar publikimi për angazhim të ekspertëve për hartimin e normave dhe standardeve për nivelin parashkollor–kopshte të fëmijëve. Njëkohësisht janë promovuar normat dhe standardet për ndërtesat e arsimit parauniversitar.

2.8.Është përditësuar baza e të dhënave për gjendjen fizike të objekteve arsimore për nivelin parauniversitar dhe është paraqitur në platformën e GIS “School Maping”, dhe bazuar në këto të dhëna dhe në kërkesat nga komunat është hartuar edhe plani i investimeve për ndërtesat arsimore për vitin 2018-2020. Gjithashtu, është punuar në hartimin e UA për planifikimin e investimeve kapitale.

2.9. Baza (infrastruktura) ligjore. MASHT ka përgatitur për miratim në Qeveri 5 projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes MASHT-SPARK; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes MASHT dhe ADA (po presim DF nga MF për ta dërguar për miratim në Qeveri, pasi që opinionin ligjor të MIE e kemi pranuar); Projektligjin për Inovacion dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë (po presim DF nga MF për ta dërguar për miratim në Qeveri, pasi që opinionin ligjor të MIE e kemi pranuar); Projektligjin për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Viteve 1990/99 (është i gatshëm që të dërgohet në MF dhe MIE për opinione përkatëse); Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit (është i gatshëm të dërgohet në MF dhe MIE për opinione përkatëse).

3.Zhvillimi i mësimit tërëditor

Bazuar në programin e Qeverisë 2017-2021, një ndër prioritet është edhe zhvillimi i mësimit në një ndërrim (mësimi tërëditor). Kështu, është bërë vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese të objekteve shkollore dhe hapësirave shtesë të nevojshme. Si përfundim i kësaj analize në nivel të Kosovës nevojiten 142 objekte të reja shkollore, 85 anekse si dhe 218 salla të edukatës fizike. Vlera investive e përllogaritur për të gjitha këto objekte është 371,599,120.00€.

  1. Sigurimi i cilësisë

4.1.Në fushën e vlerësimit ndërkombëtar, MASHT ka bërë përgatitjet për pjesëmarrje në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS. Ky test realizohet me nxënësit e klasave të katërta në lëndën e matematikës dhe në shkenca natyrore dhe marrin pjesë rreth 6000 nxënës (çdo 4 vjet). Po ashtu është aprovuar kërkesa për pjesëmarrje në vlerësimin ndërkombëtar PIRLS (gjuhë – lexim) që realizohet me nxënësit e klasave të 4-ta (çdo 5 vjet).

4.2.Është realizuar një kampanjë për ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në PISA 2018. Njëkohësisht është organizuar edhe një Konferencë ndërkombëtare për sensibilizim, me qëllim ndikimi në ngritjen e rezultateve të PISA 2018 (në bashkëpunim me GIZ). Është emëruar Komisioni për menaxhimin dhe analizimin e rezultateve të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2018.

4.3.Inspektorati i Arsimit ka filluar me vlerësimin e performancës së shkollave të caktuara sipas planit, gjatë të cilit proces bëhet edhe monitorimi i zbatimit të Kurrikulës së re në nivel shkolle dhe komune, si dhe janë bërë përgatitjet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve. Është realizuar trajnimi i stafit të inspektoratit dhe është punuar në plotësimin e bazës ligjore: Rishqyrtimi i UA 14/2013 Vlerësimi i Performancës së Mësimdhënësve dhe Rishqyrtimi i Projektligjit të Inspektoratit të Arsimit. Inspektorati i Arsimit është anëtarësuar në SICI (The Standing International Conference of Inspectorates).

  1. Mësimdhënia dhe të nxënit 5.1.MASHT me fillimin e vitit shkollor 2017/18 ka filluar zbatimin e programeve të reja lëndore për klasat 0, 1, 6, 10 në të gjitha shkollat e nivelit parauniversitar dhe pilotimin e programeve të reja lëndore për klasat 2, 7, 11, në 95 shkolla. Është bërë rishikimi i kurrikulës për mësimin plotësues në Diasporë.

5.2.Në bashkëpunim me përfaqësuesit e Ambasadës së Francës janë aprovuar tekstet e gjuhës frënge si gjuhë e dytë e huaj (MERCI 1-niveli A 1.1.1 për klasën e VI dhe INTERACTIONS 1- niveli A 1.1 për klasën e X). Po ashtu janë formuar grupe punuese Kosovë-Shqipëri për çështje të ndryshme që lidhen me arsimin.

  1. Zhvillimi i profesional i mësimdhënësve

6.1.Janë organizuar trajnime për zbatimin e Kornizës Kurrikulare në 6 komuna, trajnime për gjithëpërfshirje për 7 grupe të mësimdhënësve. Është rifreskuar katalogu i programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

6.2.MASHT ka dhënë licenca të karrierës për 1100 mësimdhënës, ka angazhuar 5 zyrtarë të Qendrave Didaktike për vendosjen e aplikimeve për licencë në bazën e të dhënave (deri tani janë procesuar 330 licenca). Janë certifikuar 150 kandidatë të cilët pretendojnë të bëhen drejtor të shkollave.

6.3.Është aprovuar Rregullorja e punës e Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve.  7.Profilizimi i mësimdhënësve. MASHT ka inicuar debatin me drejtorët komunalë të arsimit dhe përfaqësuesit e Fakulteteve të Edukimit për Profilizimin e mësuesve të klasave 1-5, për ç’gjë ka filluar edhe realizimin e debateve me komunat.

  1. Arsimi dhe aftësimi profesional (AAP) dhe arsimi i të rriturve

8.1.Me angazhimin maksimal të stafit, gjatë kësaj periudhë kohore arsimi profesional ka arritur të jetë pjesë e PEN EUROPEAN Internacional për vitin 2017. Ka përfunduar profilizimi i profileve ekzistuese të arsimit dhe aftësimit profesional në bazë të fushave sektoriale dhe bazuar në ISCED – F “Foet 2013”. Ka filluar zbatimi i dy kualifikimeve të nivelit të 5-të të njohura ndërkombëtarisht (asistent për fëmije me nevoja të veçanta dhe këshilltarë për karrierë).

8.2.Është hartuar Rregullorja për sigurinë në punë për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional. Është nënshkruar memorandum mirëkuptimi me shoqatën dhe bizneset e sektorit të drurit dhe është themeluar zyra për ndërlidhjen e ekonomisë me shkollën në qendrat e kompetencës, e cila zyrë do shërbejë si model për t’u zgjeruar edhe në shkollat tjera.

8.3.Është lancuar portali zyrtar i MASHT për sistemin e informatave dhe këshillim në karrierë në nivel shteti “Busulla”. Është analizuar legjislacioni ekzistues për partneritet publiko-privat (PPP). Është realizuar me sukses pilotimi për gjurmimin e të diplomuarve (trace study) në 14 shkolla të arsimit dhe aftësimit profesional (projekti është përkrahur nga ETF).

8.4.Janë pajisur 6 shkolla profesionale me nga dy kabinete për megatronikë dhe teknologji ushqimore. Janë trajnuar 40 mësimdhënës të arsimit parauniversitar të niveleve të ndryshme në platformën: “Microsoft për Edukim”. Me qëllim të përkrahjes së aftësimit të të rinjve konform kërkesave të tregut dhe ndërmjetësimit në punësim janë nënshkruar Marrëveshja në mes të MASHT-MPMS- GIZ (“Projekti YES”) dhe Marrëveshja me LUX-DEVELOPMENT edhe për 5 vitet e ardhshme (faza e dytë e projektit “Përkrahja e reformave në Arsimin dhe aftësimin profesional).

  1. ARSIMI I LARTË DHE SHKENCA

1.Janë formuar 7 këshilla industrialë në 7 fakultete dhe ka filluar projekti për rangimin e institucioneve të arsimit të lartë, projekt i cili po financohet nga Qeveria Zvicerane. Sistemi për Menaxhimin e Informatave në Arsimin e Lartë (SMIAL) është funksional dhe janë futur të dhënat për vitin akademik 2017/2018. Gjithashtu, është instaluar versioni i ri i sistemit me disa ndryshime.

2.Rishikimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është në proces e sipër. Është hartuar Udhëzimi administrativ për financim të arsimit të lartë dhe janë formuar grupet punuese për përcaktimin e kritereve për avancim akademik dhe për fizibilitetin e universiteteve publike.

3.MASHT ka planifikuar ndarjen e bursave për studentët elitar në disa programe deficitare. Në kuadër të programeve ndërkombëtare për përkrahje akademike janë realizuar: në kuadër të Programit HERAS është publikuar thirrja për aplikim për bursa PhD dhe grante; është shpallë konkursi për bursa nga Qeveria Austriake; është publikuar konkursi për bursa të JMU- James Madison University; është publikuar thirrja për aplikim–FULLBRIGHT (bashkëfinancim me Ambasadën Amerikane); është hapur thirrja për bursa të Hungarisë. Në kuadër të Programit CEEPUS janë shkëmbyer 5 incoming (studentë dhe profesorë të huaj që vijnë në Kosovë për studime për një periudhë të caktuar) dhe 8 outgoing (studentë dhe profesorë kosovarë që shkojnë për studime për një periudhë të caktuar jashtë). Është nënshkruar Marrëveshja me ERASMUS +, e cila pritet të ratifikohet në Kuvend dhe është draftuar Rregullorja për funksionim të Pikave Kombëtare të Kontaktit për Horizon 2020. Ndërsa, në bazë të Marrëveshjes me Universitetin e Sheffieldit, është bërë përzgjedhja e 62 studentëve përfitues sipas programeve me bursë 100 % dhe 50 %.

4.MASHT ka realizuar projekte të shumta për përkrahje në hulumtime shkencore dhe publikime, si: është përmbyllë konkursi për mobilitete afatshkurtëra dhe janë përkrahur 29 përfitues; për grantin projekte të vogla shkencore nga faza e 3-të janë prezentuar 11 projekte që i kanë plotësuar kushtet dhe janë vlerësuar pozitivisht; nga konkursi për botime dhe publikime janë rekomanduar 3 botime, kurse për revista me impakt fatktor janë përkrahur 9 punime; nga bashkëpunimi me donatorët HERAS nga Austria për projekte kërkimore në mes Austrisë dhe Kosovës ka përfunduar faza e parë e grantit për projekte të vogla shkencore (nga 7 institucione publike kërkimore shkencore, janë përkrahur 6) dhe gjatë muajit nëntor është hapur edhe faza e dytë që zgjat deri në shkurt 2018; është hapur konkursi për përkrahje për Skemën Inovative, si dhe konkursi për ndarjen e 20 bursave të doktoraturës.

5.Është hapur thirrja për konferencën vjetore "Java e Shkencës 2018", si dhe është hapur konkursi për: “Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i ri i vitit 2017”. Është caktuar edhe grupi punues prej 15 anëtarësh për koordinimin e aktit të biznesit të vogël për Evropën. Po ashtu është nënshkruar Marrëveshja e Pajtimit për themelimin e Institutit Ballkanik për Teknologji të Qëndrueshme në bashkëpunim me CERN (Qendra Evropiane për Hulumtime Nukleare).

III. ARSIMI NË DIASAPORË

Përkrahja arsimore dhe kulturore për diasporën

1.Në mbështetje të diasporës, si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet arsimore në landin NRW të Gjermanisë këto ditë (dhjetor 2017) do të arrijnë 4 kamionë me inventar e pajisje shkollore për shkollat e Kosovës, si dhe do të lidhet partneritet me 4 shkollave të Dortmundit. Në kuadër të projektit “Tekste për diasporën”, MASHT në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës kanë furnizuar shkollat e mësimit plotësues në diasporë me tekste dhe mjete mësimore (19 libra, abetare etj.), si dhe është në proces evidentimi i nevojave për libra mësimorë për vitin e ardhshëm shkollor 2018/2019.

2.Për unifikimin kurrikular në nivel kombëtar është përgatitur dhe i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë drafti i Kurrikulës së mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e mërgatë. Gjithashtu, janë koordinuar punët për organizimin e takimit profesional me mësuesit shqiptarë në Austri, si dhe të seminarit profesional rajonal në Zagreb. Po ashtu janë trajnuar 15 zyrtarë komunal të arsimit për programin e nxënësve të riatdhesuar dhe janë rishikuar programet mësimore për këtë program.