13:13 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

96 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, 60% e tyre me oksigjenoterapi

Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Numri i pacientëve të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive si pasojë e virusit COVID-19 është 96.

60% e këtyre pacientëve janë me oksigjenoterapi.

Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila tha se pesë nga pacientët janë në gjendje kritike, shkruan Indeksonline.

Këtë deklarim doktoresha Ajazaj-Berisha e bëri gjatë prezantimit të 50 profesionistëve shëndetësorë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj./Indeksonline/