15:42 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Agim Bahtirit i “zgjidhen qentë”, zënë rrethin e Mitrovicës

Qytetarët anembanë Kosovës janë duke pasur problem me qentë endacak.

Vetëm gjatë këtij viti ka pasur raste të shpeshta ku qenët endacak kanë sulmuar qytetarët dhe ju kanë shkaktuar lëndime, transmeton Indeksonline.

Një problem të tillë e kanë edhe qytetarët e Mitrovicës. Indeksonline ka siguruar pamje nga rrethi i Mitrovicës, ku shihet përplot me qenë.(Klikoni për ta parë videon)

Edhe pse ka pasur tentime që kjo çështje të zgjidhet, AVUK-u dhe Asociacioni i Komunave nuk kanë gjetur ende një gjuhë të përbashkët. /Indeksonline/