07:47 / E Premte, 03 Maj 2024 / mp

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

Në zona të caktuara, reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtime dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 11 gradë Celsius, kurse maksimalet prej 13 deri në 17 gradë, transmeton Klankosova.tv.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h./MeteoKosova.