20:47 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Aksidenti në Lupç/ Komuna e Podujevës ndanë nga 500 euro për familjarët e viktimave

Komuna e Podujevës ka vendosur të ndajë nga 500 euro për viktimat e aksidentit që ndodhi javën e kaluar në fshatin Lupç.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

“Familjeve të tri viktimave që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës kam ndarë nga 500 euro për familjet e viktimave, në mënyrë që sado pak t’ju ndihmojmë familjeve t’i mbulojnë shpenzimet e ceremonive mortore” ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Javën e kaluar, në fshatin Lupç, tri makina u përfshin në një aksident të rëndë, si pasojë e të cilit humbën jetën 3 persona./Indeksonline/