17:47 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / L K

Aktivisti rus kundër luftës në Ukrainë vdes në qendrën e paraburgimit në Rostov

Aktivisti rus Anatoly Berezikov vdiq në një qendër paraburgimi në qytetin e Rostov-on-Don, raportoi faqja e internetit OVD-info, duke cituar avokaten e tij Irina Gak, e cila tha se një ditë më parë ai kishte shenja të goditjes elektrike në trupin e tij.

Gak raporton se më 10 maj, policia kontrolloi shtëpinë e 40-vjeçarit Berezhikov, që në fakt ishte një “kontroll” pa urdhër.

Sipas asaj që aktivisti deklaroi në atë kohë, gjatë hetimeve i janë thyer brinjët. Gjykata urdhëroi arrestimin e tij tre herë radhazi për shkelje të rregullave administrative (për huliganizëm) dhe ai pritej të  lirohej më 15 qershor.

Berezikov pretendoi se oficerët e departamentit të 4-të të policisë së qytetit e morën jashtë qytetit ku e torturuan me goditje elektrike dhe i kërkuan të refuzonte mbrojtjen e avokatit të tij.

Faqja e internetit OVD-info spekulon se arsyeja e ndjekjes së tij ishte se Berezikov po ngjiste njoftime në “Unë dua të jetoj, i cili u kërkon rusëve që luftojnë në Ukrainë të të rhiqen nga lufta.

Sipas avokates së tij Irina Gak, në të gjitha takimet e tyre aktivisti rus ka folur për presionet që i kanë bërë, për përdorimin e dhunës ndaj tij dhe për kërcënimet që ka marrë se do ta dërgojnë në luftë.

Qendra e paraburgimit, të cilën aktivistët e të drejtave të njeriut mundën ta thërrisnin, pretendon se aktivisti Anatoly Berezikov kreu vetëvrasje.