13:03 / E Premte, 03 Maj 2024 / L K

Presidenti italian: Lufta kërcënon sigurinë e Europës!

Presidenti italian Sergio Mattarella ka folur për luftën në Ukrainë, luftën na Gaza, si edhe ndikimin që kanë pasur këto luftëra në Europë.

Mattarella nënvizon se konfliktet që kanë përfshirë botën, minojnë paqen dhe kërcënojnë sigurinë e Europës.

“Në realitetin gjeopolitik që jetojmë ku konfliktet dhe luftërat minojnë paqen dhe tani kërcënojnë drejtpërdrejt liritë dhe sigurinë e vetë Evropës, Ushtria konfirmon veten si një element thelbësor i instrumentit tonë ushtarak, në mbrojtje të Republikës dhe vlerave të Kushtetuta e saj dhe për të mbështetur stabilitetin dhe bashkëjetesën ndërkombëtare”, kështu presidenti i Republikës Sergio Mattarella.