13:49 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Alban Bushi: Lojtarët e mi janë më cilësorë, por Kosova e ka dëshirën e madhe

Alban Bushi, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U21, ka dalë në konferencë shtypi, sot ku ka folur për ndeshjen e radhës me Kosovën, që do të luhet, më 15 tetor.

Bushi ka pranuar se Kosova është një hap mbi kuqezinjtë dhe se skuadrës i mungon grinta.

Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe precedent për t’u kualifikuar. Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta”, ka thënë Bushi.

Shqipëria dhe Kosova do të takohen në ndeshjen e eliminatore për Euron 2021. /IndeksOnline/