15:51 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

Van Bommel vendos të largohet nga Antwerpi në fund të këtij sezoni

Trajneri i njohur holandez, Mark Van Bommel ka vendosur të largohet nga skuadra belge, Antwerp Royal edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025.

Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Van Bommel ka vendosur të largohet nga klubi belg, shkruan Indeksonline

47-vjeçari është duke u larguar nga skuadra ku fitoi tre tituj sezonin e kaluar për shkak se dëshiron një aventurë të re.

Këtë sezon Antwerp nuk arriti të luftonte për titull, pasi e mbylli në pozitën e tretë me 52 pikë. Kurse në raundin final – grumbulluan vetëm 29 pikë dhe janë shumë mbrapa liderit, Anderlecht që ka 42 pikë.

Kujtojmë që Van Bommel më parë ka qenë trajner edhe në skuadrat e njohura, si PSV Eindhoven dhe Wolfsburg./Indeksonline/