13:51 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet drenicaku fajdexhi

Një person nga Drenasi është arrestuar për fajde të mëkurën.

Në bazë të raportit 24- orësh, ai i kishte dhënë para një personi me fajde duke i bërë presion për kamatë, përcjellë IndeksOnline.

Të të arrestuarit i është kontrulluar shtëpia me ç’rast është konfiskuar një armë dhe 20 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai i kishte dhënë viktimës mashkull k-shqiptar një shumë të hollave me fajde, duke i bërë presion për kamata. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative dhe 20 fishekë”, njofton policia.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/