10:41 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Arrestohet një person në Pejë për kanosje

Është arrestuar një person i dyshuar në Pejë, shtetas i Malit të Zi, pasi që ai përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull kosovar.

Kanosja sipas policisë ka ndodhur të dielën në orën 08 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/