12:39 / E Diele, 05 Maj 2024 / Gj. Sh

Dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, nëna dhe tre fëmijët u dhunuan sistematikisht nga babai i tyre

 Alma Arazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna. 

Një nga fëmijët, një vajzë 9-vjeçe është gjetur e pajetë dhe me shenja dhune, që sipas policisë janë shkaktuar nga babai i saj, Ergys Arazi.  Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arazi për dhunë në familje, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Fëmijët e tjerë janë të moshës 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. /tch/