13:44 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një zyrtar për keqpërdorim detyre, në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren të mërkurën pasi që ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Policia e Kosovës njofton se i arrestuari në cilësinë e personit zyrtar ka bërë falsifikim dokumenti, raporton IndeksOnline.

“N.N. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai në cilësinë e personit zyrtar ka bërë falsifikim dokumenti”, thuhet në njoftim.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/