23:15 / E Premte, 03 Maj 2024 / FR

Apeli sërish rrëzon kërkesën e Berishës për liri

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në këtë seancë, SPAK gjithashtu paraqiti edhe rezultatet e hetimeve të reja të kryera gjatë këtyre muajve, shkruan topchannel.

Por për avokatin Genc Gjokutaj, Prokuroria nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor të ri.

Berisha dhe Malltezi janë duke u hetuar nga SPAK me dyshimet se janë përfshirë në korrupsion në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Akuza të cilat janë kundërshtuar prej tyre, duke argumentuar se i gjithë hetimi është politikë dhe çdo gjë në atë procedurë ka qenë e rregullt dhe ligjore.