18:55 / E Enjte, 26 Maj 2022 / MSH

Arrin në Kosovë sportisti i famshëm shqiptar, Ilir Latifi

Sportisti shqiptar i arteve marciale Ilir Latifi ka arritur në Kosovë.

Mjeshtri i sporteve luftarake është lajmëruar sot nga Panorama në Rugovë të Pejës.

Nga Amerika e largët, Latifi do të kalojë disa ditë pushimi në Kosovë.

Latifi është mjeshtri më i madh shqiptar në artet marciale dhe i pari që ka debutuar edhe në UFC.