22:50 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Ish-lojtari i NBA-së ndërron jetë në moshën 33-vjeçare

Ish-basketbollisti i njohur, Darius Morris ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Morris luajti në Michigan përpara se të ishte pjesë e Los Angeles Lakers në vitin 2011, shkruan Indeksonline

Lajmin e konfirmoi familja e ish-basketbollistit amerikan në një deklaratë për TMZ Sports.

“Me pikëllim të madh njoftojmë për ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur, Darius Aaron Morris”, thuhet në konfirmim.

Morris luajti dy sezone me Ëolverines. Ai kishte mesatarisht 15.0 pikë, 6.7 asistime dhe 4.0 asistime./Indeksonline/