09:30 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arteta e ofron Xhakën te Leicesteri, për t’i marrë superyllin e skuadrës

Mikel Arteta ka hartuar listën e objektivave në përpjekjen e tij për ta “kthjellur” Arsenalin.

Trajneri spanjoll top synim e ka transferimin e yllit afrikan të Leicesteri, Wildred Ndidi.

Për të siguruar Ndidin, Arteta do t’i ofrojë Granit Xhakën skuadrës që rënditet e dyta aktualisht në Premierligë.

Trajneri spanjoll me çdo kusht do të bëjë ndryshime në mesfushë në afatin e janarit dhe Xhaka thuhet se është në krye të listës për largim.

Arteta ka marrë zotimin e krerëve të skuadrës dhe drejtorit sportiv se janë të gatshëm të shpenzojnë në janar për të përmbushur kërkesat e tij./Indeksonline/