18:46 / E Enjte, 26 Maj 2022 / MSH

Aston Villa transferon yllin e Sevillas

Tanimë është konfirmuar nga vetë klubi anglez, ku Aston Villa ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Sevillas Diego Carlos.

Carlos do të fluturojë drejt Anglisë gjatë orëve në vazhdim për të kompletuar testet mjekësore dhe për finalizuar marrëveshjen personale me klubin.

Sevilla e ka pranuar ofertën zyrtare prej 31 milionë eurosh nga Aston Villa, ndërsa kjo e fundit ka marrëveshje të plotë në termet personale me lojtarin.

Pritet verë e nxehtë për Aston Villan dhe trajnerin Steven Gerrard, pasi që pas transferimit të Philippe Coutinho dhe Boubacar Kamara, edhe Carlos do t’i bashkohet klubit.