09:24 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Barcelona i jep fund interesimit për Neymar

Neymar është përfolur se mund të rikthehet në Barcelonë pasi që nuk ka qenë i kënaqur kohët e fundit te PSG.

Kampionët e Francës i kanë vënë një çmim brazilianit që duket i pa arritshëm edhe nga skuadrat më të forta ekonomikisht.

PSG kërkon 300 milionë euro për të lënë të lirë Neymarin dhe nuk ka ndërmend të negocioj për zbritje.

Duke e parë situatën, L’Equipe raporton se Barca ka mbyllur interesimin për të.

Neymar u largua nga Barca në vitin 2017 duke thyer rekordin botëror të transferimit. PSG pagoi 222 milionë euro për të. /IndeksOnline/