13:23 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Bixhoz në kryeqytet, arrestohet një person i dyshuar

Më 25 janar 2020, njësitet e stacionit policor – Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga njësitet e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kryer një bastisje në një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri”– Prishtinë.

Lokali është bastisur nën dyshimin e bazuar për veprën penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër për të cilën është arrestuar një person i dyshuar.

Gjate këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale ,
3 shtëpiza kompjuteri,
5 monitorë
1 printer dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti t’u kalojë në institucioneve kompetente.