20:27 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Blerandi i kundërpërgjigjet me fakte LDK-së, e Lutfi Hazirit

Sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim madhështor në Gjilan.

Mijëra simpatizantëve iu drejtua kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli.

Por, gjilanasve me një mesazh të qartë, iu drejtua edhe Matt Whitaker, i cili tha se  SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

E, zyrtari i lartë i PDK-së, Blerand Stavileci, në llogarinë Facebook ka postuar një fotografi me mikun amerikan, i cili tha se për ata që nuk besuan, Whiteker-in ua sollëm në Gjilan, deri sa ri përsëriti atë që tha politikani amerikan: Votoni Kadri Veselin për ta forcuar miqësinë me SHBA-të!

Ky është postimi i plotë i Stavilecit:

Meqë nuk besuat, ua sollëm në Gjilan.
Besoj e dëgjuat dhe e patë live!
E tha thjesht dhe qartë: Votoni Kadri Veselin për ta forcuar miqësinë me SHBA-të!

#PDK112
#KryeministriKadriVeseli