18:25 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bleta Gashi tregon fije për pe se si ndodhi përplasja me Baby G

Modelja kosovare që jeton në Zvicër, Bleta Gashi ka rrëfyer ekskluzivisht tërë storien e përplasjes me Baby G. Në një intervistë për Indeksonline, Bleta ka treguar se si filloi dhe cila ishte e vërteta e kacafytjes me Baby G. Ajo ka përgënjeshtruar Baby G duke thënë se përplasja nuk ka ndodhur në Dubai, por në Zvicër.

“Baby G e kam pas shoqe. Ajo ka qenë te familja ime, ka fjete aty, i kemi ndihmu për gjithçka. Bashkë me veturën e vëllaut dhe një shoqe vendosëm të bëjmë një shëtitje në Zvicër. Rrugës ajo kishte marrë me vete sallatë për tu ushqyer. Por, vëllau kishte veturën e re dhe nuk duronte që as ajo apo askush të ushqehej në veturë sepse nuk mund ta duronte aromën, sidomos të sallatës tuna me të cilën ushqehej.

Unë i thashë me të butë që vëllau nuk preferon që dikush të ushqehet në veturën e tij. Më pas vëllau prap insistoi që mos të ushqehej askush në veturë sepse nuk mund ta duronte aromën. Pas insistimit tonë, ajo filloi të bëhej arrogante. Filloi të bërtaste dhe të ofendonte me të madhe.

Më pas nga frika se mund të ndodhte diçka më e madhe, vëllau e ndaloi veturën në autostradë. Me të ndaluar, ajo ma hedhi sallaten për fytyre. Filloi të sillte, ndërsa në një moment më goditi me shkelëm në bark.

Duke u mbrojtur, e kam prekur me thua në fytyrë, madje e kam prishur edhe thonin. Askush s’e ka prek me dorë, veç një grrithje të lehtë e ka pas. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Ajo u shtir sikur ishte dhunuar aq shumë, por se vetëm po bënte filma. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ndërsa të nesërmen ajo ka shku në Dubai, sikur ta planifikonte tërë këtë ngjarje” ka thënë Bleta Gashi./Indeksonline/

Temat: