11:06 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Baby G thotë se familja e saj është në gjak me vajzën që e rrahu (Video)

Këngëtarja e njohur Baby G është përfshirë të mërkururë mbrëma në Dubai në një sherr fizik me ish- miken e saj Bleta Gashi.

Në Instagram ajo ka bërë disa postime me fotografi dhe video, duke treguar se çfarë i ka bërë “një person që ajo e ka konsideruar mike të saj”, e cila sipas këngëtares pasi e ka rrahur me 3-4 persona të tjerë, ka shkuar për ta denoncuar në polici, ndërsa Baby G është drejtuar drejt spitalit për t’u trajtuar.

 

“Familja Ime është në gjak me atë të saj, kështu që ju mos u përfshini (kjo vlen për miqtë e saj). Ajo nuk ka mëshirë!!! Ajo ishte personi që unë e kam mbështetur dhe nuk kisha interesa, veçse ta ndihmojë, ndërsa ajo ma kthen në këtë mënyrë dhe përveç kësaj vazhdon të postojë dhe të thotë gjëra të shpifura për mua”, ka shkruar këngëtarja.