13:42 / E Premte, 19 Prill 2024 / S Z

Blinkeni refuzon të përgjigjet nëse SHBA-ja ishte informuar paraprakisht për sulmin ndaj Iranit

Pyetja e parë për sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka të bëjë me sulmin e dukshëm të Izraelit ndaj Iranit dhe nëse SHBA-ja ishte njoftuar paraprakisht.

Siç ka raportuar BBC-i, ai ka refuzuar të përgjigjet, përveçse thotë se SHBA-ja “nuk ka qenë e përfshirë në asnjë operacion sulmues”.

Ai ka theksuar se SHBA-ja dhe G7-a janë fokusuar në punën për të ulur tensionet dhe “çdo konflikt të mundshëm”.

Blinkeni ka shtuar se Izraeli ishte goditur nga një “sulm i paprecedent” dhe se SHBA-ja është e fokusuar në “të sigurohet që Izraeli të mund të mbrohet”.