12:33 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Butrint Imeri paralajmëron këngën e re

Këngëtari i njohur shqiptar Butrint Imeri është shumë i dashur për fansat dhe tejet i kërkuar nëpër mbrëmje muzikore nëpër vende të ndryshme.

Ai me këngët e tij ka arritur të bëjë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij të re  “Mke rrejt” e cila për një kohë të shkurtë u shndërrua në hit.

Butrinti së fundmi në Instagram ka paralajmëruar projektin e ri muzikorë.

“Another one, cooming soon”, ka qenë paralajmërimi i tij duke e shoqëruar me një fotografi, që duket të jetë nga angazhimi i tij me projektin e ri. /Indeksonline/