23:54 / E Premte, 03 Maj 2024 / FR

“Natë më të keqe nuk paska!”/ Romeo bisedon me Meritonin

Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, Meritoni ka biseduar me Romeon, ku ky i fundit duket se është në një gjendje emocionale të ngarkuar.

Padiskutim që kjo lidhet me nominimin në të cilin Heidi dhe Romeo janë, por ata ende nuk janë në dijeni që askush nuk do të dalë ditën e nesërme prej shtëpisë.

E teksa qëndronte jashtë me Meritonin, Romeo është shprehur se nuk ka natë më të keqe se e sotmja, kjo pasi dhe pak orë kanë mbetur që nga dita e nesërme dhe Romeo mendon se njëri prej tij ose Heidit do të lërë shtëpinë.

Natë më të keqe nuk paska!”– shprehet ai.