08:58 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea më në fund gjenë sulmuesin ideal

Dhjetë ditë në afatin e transferimit të janarit dhe  po flitet që Chelsea mund të nënshkruajë me një sulmues.

Alvaro Morata vazhdon të zhgënjejë në Stamford Bridge, ndërsa Olivier Giroud, i cili është jashtë kontratës këtë verë, ka qenë në dhe jashtë ekipit këtë sezon, shkruan Indeksonline.

Maurizio Sarri ka zgjedhur të luajë Eden Hazard si nëntë të rremë në muajt e fundit, megjithatë kjo nuk ka qenë gjithmonë e suksesshme.

Një objektiv i mundshëm i Chelseas është Callum Wilson i Bournemouth.

26-vjeçari ka nëntë gola dhe pesë asistime në Premier Ligë këtë sezon.

Në “BBC 5 Live radio” të mërkurën, ekspertët analizuan nëse Chelsea duhet të paguajë një kuotë 50 milionë paund për të nënshkruar me Wilson. /IndeksOnline/