19:02 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Cila është cila? Rita si binjake me të ëmën

Rita Ora është një femër e bukur dhe me shumë stil dhe krahas karrierës muzikore komentohet edhe për paraqitjet e saj.

E këtë bukuri dhe elegancë duket se Rita e ka trashëguar nga e ëma, Vera Ora e cila poashtu është një grua që vazhdon të jetë në formë të mirë.

Si Rita ashtu edhe Vera shpesh herë ndajnë fotografi krahë njëra-tjetrës, kështu ka vepruar së fundi nëna e yllit kosovar.

Vera ka publikuar një fotografi krah Ritës ku të dyja shihen të veshura në kostum të ngjashëm me ngjyrë të bardhë dhe maska në fytyrë, ndërsa ishte e vështirë t’i dalloje.

“Kush është kush?”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e imazhit dhe me të drejt, pasi ato dukeshin si binjake./Indeksonline/