08:50 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

“Çmendet” rrjeti, Justin dhe Hailey Bieber gati për t’u bërë prindër?

Mjaftoj një postim nga Justin Bieber dhe rrjeti u ‘çmend’. Ai ndau një imazh i shoqëruar nga gruaja dhe motrat e tij, ku u pyetën se a kanë menduar për zgjerimin e familjes.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, dyshja ka kohë që kanë menduar të zgjerojnë familjen, transmeton Indeksonline.

“Fëmijët janë padyshim të rëndësishëm për Justin dhe Hailey. Ai është 27 dhe ajo 25, dhe të dy kurrë nuk e kanë fshehur dëshirën për të krijuar një familje të madhe. Ata do të ishin shumë të lumtur me fëmijët rreth tyre, nëse do të kenë këtë dhuratë nga Zoti. Në çdo rast, ata janë gati dhe jam i sigurt se edhe Bieber-at do të jenë prindër shumë të mirë”, tha një burim.

Justin dhe Hailey u martuan në një gjykatë në Nju Jork në shtator 2018, pa familje dhe miq. Një vit më vonë ata e bënë sërish dasmën, me të gjithë të dashurit e tyre të pranishëm dhe një festë të madhe për të vulosur dashurinë e tyre.