10:33 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Covid-19: Anulohet ceremonia e dhënies së çmimeve “Nobel”

Kjo është hera e parë që nga viti 1956 që ceremonia e dhënies së çmimeve “Nobel” është anuluar.

Fondacioni “Nobel”, i cili administron çmimet “Nobel”, të martën anuloi ceremonin e tij tradicional për shkak të pandemisë Covid-19 dhe tha se ceremonitë e dhënies së çmimeve do të mbaheshin në “forma të reja”.

Ngjarja tradicionalisht shënon fundin e të së ashtuquajturës: “Java e Nobelit”, kur fituesit e çmimeve të këtij viti janë të ftuar në kryeqytetin suedez Stokholm për bisedime dhe ceremoninë e dhënies së çmimeve, transmeton Indeksonline.

“Java e Nobelit nuk do të jetë siç ndodh zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtaten me rrethanat plotësisht të reja, “tha Lars Heikensten, drejtori i fondacionit Nobel, në një deklaratë.

Heikensten shtoi se laureatët dhe puna e tyre do të theksoheshin në “mënyra të ndryshme”, duke lënë të kuptohet se fituesit e çmimeve do të merrnin çmimet e tyre në vendet e tyre të lindjes ose në ambasada.

Tradicionalisht, fituesit e çmimeve bashkohen me familjen mbretërore suedeze dhe rreth 1.300 të ftuar për banket në Bashkinë e Stokholmit pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve – mbajtur në 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimeve Alfred Nobel.

Fituesit, përveç laureatëve të çmimit të Paqes, të cilët nderohen në Oslo, zakonisht japin fjalime gjatë darkës.

Shumë nga ngjarjet do të mbaheshin nën aranzhime të reja për shkak të pasigurisë rreth tubimeve të mëdha dhe udhëtimeve ndërkombëtare, tha fondacioni.

Shpallja e çmimeve për Mjekësia, Fizika, Kimi, Letërsia, Paqja dhe Ekonomia) do të vazhdojë të mbahet e planifikuar midis 5 dhe 12 Tetor, tha Fondacioni./Indeksonline/