09:18 / E Martë, 02 Gusht 2022 / C E

De Ketelaere arrin në Milan, sot kryen testet mjekësore

Milani ka kompletuar transferimin e Charles De Ketelaere nga Club Bruge.

Belgu ka arritur në Milano në orët e mesnatës ku është pritur nga një numër i madh tifozësh, shkruan Indeksonline.

De Ketelaere gjatë ditës do t’i kryej testet mjekësore para se të firmos kontratën me kampionët e Serie A.

Milani në anën tjetër do të paguaj 32 milionë euro dhe tre milionë në formë të bonuseve. /IndeksOnline/