08:47 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Dhuna në familje, dukuri shqetësuese e cila kërkon vëmendje institucionale

Gjykata Themelore shpalli të pafajshëm, Naser Pajazitin për akuzën e vrasjes së Donjeta Pajazitit. Ajo ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, pasi që kishe qenë e zhdukur për disa javë.

Por që nga viti 2015 kemi ende shumë persona të cilët po bien pre e dhunës në familje por edhe jashtë saj. Vetëm vitin 2017 kemi pasur pesë raste që kanë përfunduar me fatin e njëjtë si të Donjetës.

Sipas Policisë së Kosovës të raportuar kemi 1196 raste të dhunës në familje. Prej të cilave 1134 janë dërguar në Prokurori Themelore kurse 59 janë nën hetime.

Zëdhënësi për Informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha ka theksuar se ky institucion ka të hartuara planet operative policore dhe sipas tyre u kushtojnë kujdes maksimal.

“Për të parandaluar dhe për të ndikuar në mënyrë preventive Policia ka të hartuara planet operative policore që dalin nga detyra e policisë të përcaktuara me Ligjet në fuqi ne Kosovës dhe nga rregulloja e punës se policisë. Hetuesit policore ne kuadër te njësive për hetimin e dhunës ne familje vazhdimisht kontaktojnë me te gjitha shtresat e shoqërisë dhe t’i informojmë për pasojat që sjellë dhuna në familje, dhe nëse dhuna ne familje ndodhë duhet të raportohet, se organet kompetente në këtë rast Policia seriozisht do ta trajtojnë çdo rast dhe viktimat do të kenë përkrahje dhe ndihmë të plotë” thuhet në përgjigjën e tij.

Po ashtu, ai ka shtuar se rastet e dhunës trajnohen nga ekipe të specializuara për të trajtuar në mënyrë të duhur të prekur e dhunës, të cilët u drejtohen Shërbimit Policor të Kosovës.

“Në kuadër të PK-ës si ne nivelin qendror, dhe ne nivel lokal ( drejtori rajonale dhe stacione policore) ekzistojnë zyrtaret policor të cilët merrem vetëm me raste të dhunës ne familje dhe te njëjtit kanë trajnime e nevojshme për qasje të duhur dhe hetimin e rasteve te tilla.” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Indeksonline.

Kurse sipas Rrjetit të Grave të Kosovës pak më i madh është numri i femrave kur kemi të bëjmë me viktimat e dhunës në familje. Ky rrjet synon që ka te mbështetës, të mbroj dhe të promovoj të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në Kosovë.

“RrGK ka evokuar që dhuna në familje të luftohet dhe të ngritët vetëdija qytetare karshi mekanizmave mbrojtës institucional nga dhuna në familje. Në vitin 2015 RrGK ka bërë edhe hulumtimin “Mjaftë më me arsyetime” i cili ka gjetur se 68% e grave dhe 56% e burrave kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre” u shprehën zyrtarët e këtij rrjeti.

Gjithashtu u potencua se institucionet ende nuk kanë bërë sa duhet për të përkrahur viktimat e dhunës në familje.

Zyrtarët e këtij rrjeti janë shprehur se po ashtu shumë i rëndësishëm është ri integrimin dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.

“Institucionet vendore kanë ende shumë për të bërë për të përkrahur siç duhet viktimat e dhunës në familje. Përveç mbrojtës e cila është ndihma e parë që i duhet një viktime, institucionet tona duhet të punojnë më shumë në ri integrimin dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje. Po ashtu, ka të ngjarë që përfaqësues të institucioneve të kenë qëndrime paragjykuese karshi viktimave të dhunës në familje, dhe kjo mund të ndikoj që një viktimë të mos e pranoj ndihmën që i takon ligjërisht. Duhet të ngritët vetëdija si e përfaqësuesve institucioneve që trajtojnë rastet e dhunës në familje por po ashtu të punohet edhe me qytetarët që të dijen kornizën ligjore por edhe pasojat e dhunës në familje dhe dhunës në përgjithësi.”

Por, përveç rasteve që lajmërohen si viktima të dhunës në familje, kemi prej tyre që ngurrojnë të adresojnë problemet e tyre me dhunën për shumë arsye. Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, një dukuri e tillë ka disa arsye si ekonomia, mos gjetja e përkrahjes së duhur dhe paragjykimet.

“Ka disa arsye që mund ta pengojnë një viktimë ta paraqesë rastin. Disa prej arsyeve mund të jenë varësia ekonomike dhe varfëria e viktimës dhe frika së nëse e raporton dhunën nuk do të këtë përkrahjen e duhur; një tjetër faktor mund të jetë edhe mos informimi se ku mund të adresohet dhuna, po ashtu një faktor që mund ta stopoj një viktimë të kërkoj ndihmë është frika nga ushtruesi i dhunës, paragjykimet nga rrethi dhe shoqëria.”/Indeksonline/