14:39 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Diego Costa pranon fajësinë, ja sa do të dënohet!

Sipas El Mundo, sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka pranuar fajësinë për shkeljen e taksave që kapin vlerën e 1.1 milionë eurove.

Lojtari ka marrë pjesë vetë në gjykatë dhe është njoftuar për faktet nga Agjencia e taksave, transmeton Indeksonline.

Costa do të dënohet me 6 muaj burgim, por që mund të zëvendësohet me pagesën e një shume të parave.

Sulmuesi ka rimbursuar një shumë prej 1.142.666 eurosh disa muaj më parë dhe do t’i duhet të paguajë edhe 600 mijë euro tjera./Indeksonline/