21:13 / E Martë, 07 Maj 2024 / Gj. Sh

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi shënon gol me vlerë me Besiktasin, klubi turk i afrohet finales

Skuadra e Besiktasit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Ankaragucu, ndeshja e dytë gjysmëfinale në Kupën e Turqisë.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, shkruan LIG Sport.

Muçi shënoi një gol të bukur në minutën e 70’të për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.

Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale ishte mbyllur pa gola 0:0 dhe në rast fitoreje, Besiktasi i Rashicës dhe Muçit shkon në finale.