12:20 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / k.v

Digjet automjeti që shërben për bartjen e parave (Video)

Automjeti i cili shërben për transport të parave, i kompanisë “Besa Security”, është kapluar nga zjarri derisa ishte në lëvizje.

Rasti ka ndodhur sot (e mërkurë) në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës.

Në pamjet e dërguara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet automjeti teksa digjet në motor ndërsa ende nuk dihet nëse brenda tij ka pasur të holla.

Nga ky shpërthim zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa afër automjetit shihet teksa qëndron edhe njëri nga punëtorët e kompanisë./IndeksOnline/