12:45 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Dodik po kërkon ndihmë nga Vuçiq për vaksinat anti-Covid

Kryetari dhe anëtari serb i Presidencës së BiH, Milorad Dodik, deklaroi se ai do t’i kërkonte Presidentit të Serbisë, Vuçiç, që t’i jepte një pjesë të vaksinave Republikës Srpska, transmeton IndeksOnline.

“Sot, unë do t’i dërgoj një letër Aleksandar Vuçiq dhe do t’i kërkoj që të ndajë një pjesë të sasisë së vaksinave në Republika Srpska, në mënyrë që Srpska të fillojë vaksinimin. Unë mendoj se është e nevojshme, duke pasur parasysh se një numër i caktuar i njerëzve janë gjithnjë e më të interesuar për vaksinimin,” tha Dodik, shkruan B92.

Ai theksoi se Serbia, në të cilën vaksinimi masiv i popullatës tashmë ka filluar, siguroi vaksina kundër koronavirusit në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe se ajo padyshim nuk mbështetej në prokurimin kolektiv, siç është rasti me BiH.