21:49 / E Hënë, 20 Maj 2024 / FR

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Këshilli i Evropës është dështim spektakolar për ka qëllimi, për ka strategjia që e ka ndjekë Qeveria dhe për nga kushti që na ka mbet neve’’, tha Abdixhiku në Pressing të T7.

Sipas Abdixhikut ‘’Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Për Evropë është njëjtë si të anëtarësohemi në OKB. Dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është humbje kapitale’’.

I pari i LDK-së tha se Qeveria i ka mashtruar aleatët.
“Kur flasin me aleatët mendojnë se po flasin me militantët e tyre. Tash letrat e shtetit të Kosovës, s’kanë vlerë për aleatët e shtetit tonë. Ata nuk i besojnë institucioneve të Kosovës, për herë të parë në histori nuk na besojnë aleatët. Heqja-dorë prej orientimit atlantik është dezertim prej interesave strategjike të Kosovës. Me gjithë mençurinë të tij, rezultati përfundimtar i tij mos anëtarësim në Këshill të Evropës, kushti për autonomi do të mbetet, Manastiri i Deçanit u dha, por nuk u anëtarësuam. Kjo është sjellje e papërgjegjshme e tyre’’, tha Abdixhiku.