23:00 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Dy futbollistë të FC Ballkanit preken nga koronavirusi, kjo është gjendja e tyre

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në “facebook”, të enjten mbrëma.

Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.

Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek, ndërsa klubi iu ka uruar shërim të shpejt.

Babai i dy fëmijëve ka folur për indeksOnline ku e konfirmuar që janë të prekur me koronavirus dhe ka treguar që gjendja e tyre është stabile.

“Për momentin mirë janë, dy fëmijët e mi janë me koronavirus. Momentalisht gjendja e tyre është stabile”, ka treguar babai i tyre.