23:02 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

E kritikuan për pozat joshëse, shpërthen ndaj komentuesit modelja e njohur

Modelja e njohur Erjona Sulejmani që njihet edhe si ish e dashura e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili është mjaft aktive nëpër rrjetet sociale me paraqitjet e saj ‘të nxehta’, shkruan Indeksonline.

Erjona tanimë jeton vetëm me djalin e saj në Itali, ajo nuk heziton në asnjë moment të ekspozojë format bombastike trupore.

Njejtë ka bërë edhe në një postim në Instagram, ku ka pranuar një koment mjaft të ‘rëndë’ duke i shkruar në gjuhën italiane : “Përse nuk punon si pornostare”.

Ndërsa përgjigja e Erjonës ka qenë edhe më e ashpër duke ju përgjigjur : “Sepse ia lashë vendin nënës tënde duke qenë se ka eksperiencë”.

Kjo nuk është hera e parë që shohim komente të ashpra ndërmjet fansave dhe emrave të njohur. /Indeksonline/