11:41 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama vazhdon të jetë sëmurë? Njoftohet dhe anulohet prania e tij te eventi për tumoret

Kryeministri Edi Rama duket se është ende sëmurë, por nuk është e qartë ngase, ndërkohë që ka anuluar axhendën e tij.

Një ditë më parë Rama duhet të merrte pjesë në eventin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, ku merrte pjesë dhe Lulzim Basha.

Por sikurse njoftoi kreu i AAFD, Granoff, Rama ishte sëmurë dhe nuk mundi të shkonte në përvjetorin ku do të mbante dhe një fjalim.

Sakaq sot, pritej që kryeministri të merrte pjesë në orën 11.00, në forumin per luftën kundër kancerit të gjirit. Eventi do të transmetohej drejtpërdrejt në ERTV, pra Facebooku i Ramës.

Por pak minuta më vonë nga Zyra e shtypit të kryeministrit u njoftua se pjesëmarrja e Edi Ramës anulohet.

Madje edhe transmetimi në ERTV nuk do të bëhet. Kjo zyrë tha se në aktivitet do të jetë e pranishme ministrja Manastirliu dhe jo kryeministri Rama.