13:29 / E Premte, 03 Maj 2024 / S Z

Dënimi i Enver Sekiraqës, flet babai i Triumf Rizës

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka marrë vendim ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për shtytje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, vrasje që ka ndodhur në vitin 2007. Në seancën e sotme, autoritetet e drejtësisë kanë vendosur që Sekiraqa të dënohet me 25 vjet burgim.

Por i dëshpëruar me këtë vendim është babai i policit të ndjerë Triumf Riza. Ai ka thënë se nuk po mund të kuptoj se si në shoqërinë tonë janë më të vleshëm kriminelet se sa  një polic, i cili ishte shpallur hero, pikërisht për luftën kundër bandave kriminale.

“Është një gjykim që ka zgjatur më së shumti në historinë e Gjykatave të Kosovës për 17 vjet. Nuk po kuptoj qysh është e mundur me qenë në shoqërinë tonë me të vlefshëm kriminelet, se sa një polic që është në mbrotjen e ligjit dhe shtetit. Një polic që është shpallur hero pikërisht për luftën kundër bandave krininale. Denimi është i ulët.  Se ky është vrasës kryesor. Nuk janë të tjerët, të tjerët i ka nxitur ky”, ka thënë ai.