13:05 / E Martë, 23 Prill 2024 / L K

Edon Zhegrova në radarin e Juventusit

Ylli kosovar i Lille Edon Zhegrova, po kalon një sezon fantastik në Ligue 1.

Sipas gazetarit italian Mirko di Natale, ai konfirmoi se “Zonja e vjetër” ka shprehur interesim që ta transferojë lojtarin nga Kosova dhe se tashmë kanë filluar bisedimet edhe me Lille-n.

Vlen të theksohet se Zhegrova, ka kontratë me klubin francez deri më 2026 dhe vlera e tij mendohet të jetë diku rreth 10-15 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Përveç Juventusit, po ashtu dhe klubi tjetër nga Serie A Napoli ka shprehur interesim për 25-vjeçarin.

Zhegrova u bë pjesë e Lille-t në janar të 2022 pasi kompletoi transferimin nga Baseli. Dy vjet pas transferimit të tij, ai tashmë është shndërruar në një nga lojtarët kyç te Lille./IndeksOnline/