17:23 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Enca e ‘djeg’ photoshop-in në fotografinë e fundit!

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia njihet për këngët që ajo sjellë.

Por jo gjithmonë ajo përflitet vetëm për muzikën, kjo për shkak të paraqitjeve të saj të shpeshta publike përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline.

Ajo nuk heziton të ekspozojë format e saj trupore në secilin rast.

Mirëpo, Enca shumë herë kritikohet nga publiku për shkak të përdorimit të ‘photoshop-it’ nëpër fotografitë që i publikon.

E kjo nuk do shumë ‘koncentrim’ për ta vërejtur, edhe në fotografinë e fundit shihet se në pjesën e belit ajo ka intervenuar me photoshop për të theksuar linjat e saj trupore.  /Indeksonline/